image U shoqëruan me bujë në polici, lirohen Endrit Dokle dhe kunati i tij

Shqipëri

U shoqëruan me bujë në polici, lirohen Endrit Dokle dhe kunati i tij

news image

Endrit Dokle dhe kunati i tij, Gentjan Reçi janë liruar nga Policia e Tiranës.

Ata u shoqëruan pasditen e djeshme teksa ishin duke lëvizur në makinë.

Dokle ishte shoqëruar se po lëvizte me Fatjon Muratin, në kërkim nga policia për armëmbajtje pa leje, teksa Reçi ishte shofer.

Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje. Ndërsa Dokle dhe kunati i tij, Reçi janë liruar, sipas BW.

Murati ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

“Në kuadër të kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Ruger’, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, njoftoi dje policia.

/GazetaSinjali/