image U raportua se Molliqaj është ftuar për intervistim, flasin nga Policia dhe PSD

Siguri

U raportua se Molliqaj është ftuar për intervistim, flasin nga Policia dhe PSD

news image

Sot në media është raportuar se ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt është hapur rast për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, pasi që i njëjti në protestën e djeshme kishte goditur një pjesëtar të policisë me shuplakë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, për ta konfirmuar nëse është hapur ky rast mirëpo kanë thënë se duhet t’i referohemi deklaratës që e kanë dhënë dje, ku thuhet se Policia ka filluar hetimet pas protestës së djeshme, për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçin, por e cila ka thënë se për momentin është në pushim dhe ende nuk ka kontaktuar.

“Jam në pushim. Nuk kemi kontaktu. Besoj që ju informon nesër për këtë temë”, ka deklaruar Kuçi

/GazetaSinjali/