Para pak ditësh Majk dhe Ledri Vula lansuan bashkëpunimin e tyre më të ri, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga publiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Menjëherë pas këtij bashkëpunimi filluan aludimet se rep-artisti Majk, nuk është më pjesë e labelit “ Babastars”, kjo për faktin se bashkëpunimin e fundit me reperin Ledri Vula, nuk e publikoi në kanalin e faqes së labelit.
Megjithatë, pretendimet se rep-artisti Ledri Vula ende ka një hatër mbetje me grupin e njohur në krye me Getoar Selimin, apo siç njihet në estradë Ghetto Geasy i ka hedhur poshtë.
Ai ka ndarë pak nga kënga e dyshes së realizuar së fundmi në storien e tij në Instagram duke i etiketuar Majkun dhe Ledrin.
Ndërsa, arsyeja se Majk e publikoi këngën vetëm në faqen e tij, ende ëshë pikëpyetje.