Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
E së fundmi në vendin tonë rastet e tilla fatkeqësisht kanë shënuar një rritje.
Agon Misini, 23-vjeçar nga Shtimja që tash e dy ditë po rezultonte i zhdukur, sot rreth orës 14:50, është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.
Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas gjetjes, 23-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Përfundon kërkimi i personit të zhdukur në Shtimja
Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.
Bëhej fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna Shtime.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.
Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falenderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur.