image U raportua i zhdukur, gjendet 5-vjeçari në Tiranë

Shqipëri

U raportua i zhdukur, gjendet 5-vjeçari në Tiranë

news image

Djali 5-vjeçar që u raportua i zhdukur në Tiranë është gjetur. Burime nga policia bën me dije se fatmirësisht vogëlushi është gjetur edhe është tashmë pranë familjarëve të tij.

I vogli u raportua i humbur nga familjarët. Ai doli nga shtëpia në zonën e Brrylit në Tiranë dhe prej orësh nuk kishte asnjë gjurmë të tij, shkruan abc.

Prindërit denoncuan për zhdukjen e tij. Për fat të mirë, 5-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë.

/GazetaSinjali/