Autoritetet në Korenë e Jugut thonë se diktatori i vendit, Kim Jong-Un është “shëndosh e mirë”.
Gjatë ditëve të fundit, zërat në mediat ndërkombëtare flasin për përkeqësim të shëndetit të Kim Jong-Un, pasi u zhduk për një kohë të gjatë nga publiku. Mediat raportuan se doktorë nga Kina kishin mbërritur dy ditë më parë në Korenë e Veriut. Po ashtu pati zëra që thanë se Kim Jong-Un iu nënshtrua një operacioni në zemër dhe tashmë ndodhet në “gjendje vegjetative”.
“Qëndrimi i qeverisë tonë është i qartë”, tha Moon Chung-in, këshilltar i lartë i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in. “Kim Jong-Un është shëndosh e mirë”, tha ai për CNN.
“Ai ka qëndruar në zonën e Wonsan që prej 13 prillit dhe asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është vënë re gjatë kësaj kohe”. /Gazeta Sinjali/