image U raportua e zhdukur qe dhjetë ditë, 18-vjeçarja tregon se u përdhunua nga xhaxhai i saj në Gjakovë

Kosovë

Siguri/ U raportua e zhdukur qe dhjetë ditë, 18-vjeçarja tregon se u përdhunua nga xhaxhai i saj në Gjakovë

news image

Një vajzë 18-vjeçare është përdhunuar nga xhaxhai i saj 56-vjeçar në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima është gjetur nga Policia e Kosovës dhjetë ditë pasi që ishte raportuar si e zhdukur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se personi i dyshuar është arrestuar.

”Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjeksor me urdhëresë të prokurorit të çështjes”, ka deklaruar Podrimaj./Gazeta Sinjali/