image U 'qortua' nga vëllai i tij, por Kurti shkon për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit

Kosovë

Vrasja/ U ‘qortua’ nga vëllai i tij, por Kurti shkon për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në ceremoninë e ngushëllimeve për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit, të cilin e vranë me breshëri plumbash dhe ia dogjën trupin në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar.

Para disa ditës, vëllai i Qerim Kelmendit tha se Kurtit dhe qeverisë duhet t’u vijë turp që nuk shpallën ditë zie për të, shkruan Gazeta Sinjali.

“Turp per Albin Kurtin. Ra nje hero ne rruge per ne shtepi.Ra nje veprimtar i radheve te para te luftes per liri. Ra nje nga themeluesit e pare te UCK-se qe ia sjelli lirine e Kosoves. Ra nga dora gjakatare Heroi yneQERIM KELMENDI dheAlbin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.Turp per te dhe Qeverine e ti”, kishte shkruar Muhamet Kelmendi.

Qerim Kelmendi u varros të shtunën me ceremoni ushtarake nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/