image U prezantua si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, i mashtron prishtinasit ua merr 3300 euro

U prezantua si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, i mashtron prishtinasit ua merr 3300 euro

news image

Një person është arrestuar dje në Prishtinë për prezantim të rremë dhe mashtrim. Siç njofton policia, ai është prezantuar të një mashkull dhe një femër si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, kinse për t’i rregulluar një çështje banimi nga të cilët ka marrë 3300 euro.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PREZANTIM I RREMË SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM, Prishtinë 21.01.2019. Me 11.02.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura, i dyshuari kishte mashtruar viktimat femër dhe mashkull  kosovarë duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 € kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/