Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina të cilët vendosën të dilnin çift nga emisioni Përputhen, si duket po kalojnë mjaftë mirë në krahët e njëri tjetrit, edhe pse askush nuk i besonte duke filluar nga opinionisti e deri tek publiku.
Së fundmi u përfol se të dy i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, por kjo po del të jetë e pa vërtetë, transmeton Gazeta Sinjali.
Sara në postimet e fundit në Instagram përshkroi foton e saj “Sara fucking Malaj” e që padyshim nuk mungoi as komenti i Atdheut i cili kishte shkruajtur “Daamnn” me disa emoji flakë duke e bërë të ditur se me këto postime ai u dogj nga dashuria për të.
Me këto të fundit u kuptua se Sara dhe Atdheu po e shijojnë ende lidhjen me njëri tjetrin./Gazeta Sinjali/