image U ofendua nga tifozët, Southgate mbështet Maguire: Ai ka qenë fenomenal

Futboll

U ofendua nga tifozët, Southgate mbështet Maguire: Ai ka qenë fenomenal

news image

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka ‘goditur’ tifozët në Wembley, të cilët kanë sharë Harry Maguire gjatë fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj Bregut të Fildishtë të martën mbrëma, shkruan Sinjali Sport.

Maguire ka qenë një pjesë integrale e skuadrës së Southgate që nga hyrja në skuadrën e Anglisë në 2017 dhe ishte në qendër të mbrojtjes kur Anglia arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe finalen e Euro 2020, por ai nuk ka qenë në gjendje të përsërisë atë nivel të performancës në Manchester United.

29-vjeçari është kritikuar shumë nga tifozët, rivalët dhe ekspertët e Man Utd për sezonin e tij të dobët, me ‘Djajtë e Kuq’ aktualisht jashtë pozitës që të dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kanë përfunduar një tjetër sezon pa trofe – të pestin e tyre radhazi.

Teksa ai mori fyerje nga më të ndryshme, Southgate theksoi se ka menduar se kjo ishte një shaka, pasi mënyra se si Maguire ka performuar për Anglinë ka qenë “fenomenale”.

“Mendova se fyerjet ishin një shaka, një shaka absolute”, tha Southgate për Sky Sports pas ndeshjes. Ajo që ai ka bërë për ne, mënyra se si ka performuar për Anglinë, ka qenë fenomenale. Nuk e kuptoj. Ne ose jemi të gjithë në këtë së bashku ose nuk jemi. Jo vetëm që duhet të mbështesni një lojtar me fanellën e Anglisë pavarësisht, por kur ai luan në nivelin që ka, dhe vendos performancat për ne që ka, duhet të jetë përkushtim i plotë pas tij. Kështu që nuk e kuptoj fare“, ka deklaruar tekniku anglez.

Ndërkohë ‘Tre Luanët’ tani janë të pamposhtur në secilën nga 22 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (18 fitore, 4 barazime), që njëherit është edhe ecuria e tyre më e gjatë pa humbje në histori të kombëtares.

/GazetaSinjaliSport/