image Mesfushori anglez dëmtohet, mungon ndaj Shqipërisë

Futboll

Mesfushori anglez dëmtohet, mungon ndaj Shqipërisë

news image

Gareth Southgate do të luajë edhe pa Declan Rice për ndeshjet e nëntorit kundër San Marinos dhe Shqipërisë.

Mesfushori i West Ham nuk do të zëvendësohet, siç raportohet nga Federata Angleze në një deklaratë zyrtare.

“Duke qenë se nuk ka mundur të stërvitet këto ditë për shkak të sëmundjes, Rice është kthyer në West Ham United dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Asnjë shtesë në skuadër nuk është planifikuar për momentin. Mason Mount dhe Luke Shaw vazhdojnë të monitorohen pas problemeve që kishin”, shkruan Federata e Anglisë.  /Gazeta Sinjali Sporti/