image Southgate: Ukraina është skuadër e mahnitshme por nuk është “Everesti” ynë

Futboll

Southgate: Ukraina është skuadër e mahnitshme por nuk është “Everesti” ynë

news image

“Ukraina është një skuadër e mirë, jam vërtet i mahnitur me atë se çfarë ka bërë Andriy me të”, – ka deklaruar trajneri i “Tre Luanëve”.

Në orën 21:00, në “Olimpico” të Romës, Ukraina do të përballet me Anglinë, për të përcaktuar skuadrën e cila do të kalojë në gjysmëfinalet e “Euro2020”. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi “problematik”, trajneri anglez Gareth Southgate, ka vlerësuar punën e trajnerit Shevchenko, i cili e ka transformuar ekipin e tij në një kombëtare të fortë.

“Ukraina është një skuadër e mirë, jam vërtet i mahnitur me atë se çfarë ka bërë Andriy. Ata patën disa rezultate të pafavorshme në vjeshtë gjatë Nations League, por megjithatë u rikthyen dhe kanë marrë një rezultat të mirë ndaj Francës, në kualifikimet për Botëror dhe këtë javë eliminuan Suedinë”,– deklaroi ai.

“Nëse do t’iu lejojmë dhe do t’iu japim hapësirë, ata do të luajnë sepse kanë disa sulmues tejet të rrezikshëm. Ne kemi arritur në një sfidë, por ai nuk është Everesti ynë që e kemi objektiv, ne duam më shumë”,- përfundoi Gareth Southgate. /Gazeta Sinjali Sporti/