image Southgate konfirmon lëndimin e Arnoldit: Ka pësuar lëndim në kofshë

Futboll

Southgate konfirmon lëndimin e Arnoldit: Ka pësuar lëndim në kofshë

news image

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit të krahut, Trent Alexander-Arnold, përcjell Sinjali Sport.

Anglezi dje u zgjodh me skuadrën për “Euro 2020”, ndërsa sot pësoi lëndim në fundin e ndeshjes gjatë miqësores ndaj Austrisë.

Ky lëndim duket jo i mirë, ngase Arnold nuk arriti të ecte aq mirë.

Lëndimin e këtij të fundit e konfirmoi edhe selektori anglez.

“Unë mendoj se ka pësuar lëndim në kofshë, por ekipi mjekësor është duke e vlerësuar”, tha ai.

Brenda 24 – 48 orëve do kuptohet nëse Arnold do arrijë të jetë me Anglinë në Kampionatin Evropian. /Gazeta Sinjali Sporti/