Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjobë prej 150 euro ndaj një shoferi, i cili shkaktoi kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjsitrale Kaçanik-Shtërpcë.
Pamjet e kësaj kundërvajtje janë publikuar edhe në rrjete sociale dy ditë më parë.
Ndaj I.A është shqiptuar edhe një pikë negative, shkruan Sinjali.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë“, thuhet në njoftimin e Policisë.