image U lirua nga akuza e parë, për dy të tjerat Lushtaku dënohet me 12 mijë euro gjobë

Kosovë

Drejtësi/ U lirua nga akuza e parë, për dy të tjerat Lushtaku dënohet me 12 mijë euro gjobë

news image

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe të tjerët për rastin e arratisjes së tij nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, mbrojtësi i Lushtakut, avokati Artan Qerkini i cili njoftoi se klienti i tij është dënuar me 12 mijë euro gjobë për arratisjen e dytë, ndërsa tre gardianët që ishin të përfshirë në këtë rast me nga njëmijë euro gjobë.

“Po, Sami Lushatku është liru për akuzën për arratisje nga QKUK-ja dhe gjithë të tjerët që kanë qenë të ngarkuar me rastin e QKUK-së. Ndërsa, është shpallur fajtor për një vepër tjetër, arratisje të dytë, do të thotë jashtë kësaj vepre, për të cilën është dënuar me 12 mijë euro gjobë. Kurse, tre gardianë në lidhje me këtë veprën e dytë, secili janë dënuar me nga njëmijë euro gjobë”, tha Qerkini.

Përpos tyre, të gjithë të akuzuarit tjerë janë liruar nga akuzat.

Sipas aktakuzës, në maj të vitit 2014 Lushtaku ishte arratisur QKUK-ja, ku po trajtohej gjatë kohës sa ndodhej në paraburgim për rastin “Drenica”.

Në rastin e arratisjes, përveç Sami Lushtakut, po akuzohen edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena./Gazeta Sinjali/