image “U lehtësove nga ajo e çmendur…”/ Motra e Granitit me fjalë të rënda për Fifin

Bota e Yjeve

“U lehtësove nga ajo e çmendur…”/ Motra e Granitit me fjalë të rënda për Fifin

news image

Dje marrëdhënia mes Fifit e Granitit në Big Brother ishte tema kryesore e mediave rozë. Kjo për shkak se Graniti deklaroi se nuk mund të kishte diçka më shumë se marrëdhënie shoqërore.

E në lidhje me këtë ka reaguar motra e Granitit, Genta Cana.

Ajo përmes një storie në “Instagram” ka thënë që Graniti është lehtësuar nga ajo e çmendur, duke iu referuar Fifit.

Granit, Ti je brenda por une nga jashtë e luftova fuqishëm ‘lidhjen’ tuaj, luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda si jasht, mu kundervun, më shan, me fyen! Përse?! Sepse tek ty pash diçka tjetër më dikë tjëtër! Të gjithë pan një Sem&Donald, ndërsa unë nga momenti par të pash ty dhe Semin! Do dalin këto fjal e ti vllai rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo psikopate, maniake, e semure mendore dhe nje njëri shumë i ult dhe i vogel!! Forca Granit të do Shqipëria, te do Kosova!”, ka shkruar ajo.

Mirëpo, Genta duket se i ka rënë “pishman” pasi e ka fshirë këtë fotografi nga “Instagrami”.

E pas asaj storie, Genta ka postuar një tjetër duke thënë se nuk ka asgjë kundër Fifit.

Hej hej njërëz qetësohuni. Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më kemi bombarduar me mesazhe. Asgjë nuk kam kundër Fitit si person dhe si këngëtare. E respektoj cfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dy të rritur. Po për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njeri tjetrin”, ka shkruar motra e Granitit.

/GazetaSinjali/