image U largua si në skenë filmash, lëshohet urdhër arresti për bashkëshorten e ish-bosit të Nissan

Botë

Siguri/ U largua si në skenë filmash, lëshohet urdhër arresti për bashkëshorten e ish-bosit të Nissan

news image

Prokuroria e Tokyos lëshoi një urdhër arresti për bashkëshorten e ish-pronarit të kompanisë së makinave Nissan, Carlos Ghosn.

Ky i fundit është arratisur nga Japonia pasi akuzohej për fshehjen dhe manipulimin e pasqyrave financiare të kompanisë.

Carlos Ghosn u arrestua në nëntor të 2018 por më pas ai u vendos në arrest shtëpie në pritje të gjykimit.

Por ai arriti të shmangte mbikëqyrjen e policisë me një skemë të mirëmenduar më parë.

Një grup personash të veshur si muzikantë u futën në shtëpinë e miliarderit për të performuar në një festë që ai vetë kishte organizuar.

Ata u larguan sëbashku me Ghosn të cilin e kishin fshehur brenda çantës së violinçelit.

65 vjeçari më pas u largua nga Japonia për në lindjen e mesme nëpërmjet një pasaporte false.

Japonia kërkon ekstradimin e tij sëbashku me bashkëshorten nga Libani por ky vend nuk ka një ligj të tillë të lidhur me Japoninë.

Ghosn insiston se ai e organizoi vetë arratisjen e tij dhe bashkëshortja nuk ka gisht në të. /Gazeta Sinjali/