Futbollisti i Barcelonës, Jordi Alba është kritikuar mjaft shumë nga tifozët e klubit për paraqitjet e tij të fundit.
Mirëpo, Alba siç duket nuk e ka ndërmend largimin nga klubi pasi që e tregoi edhe një herë përkushtimin që ka për klubin, shkruan Sinjali Sport.
“Unë ende mund t’i jap shumë Barçës. Prandaj punoj me të njëjtin entuziazëm si kur isha 20 vjeç . Shpresoj të jem në gjendje të jem në elitë për shumë vite të tjera. Unë jam një person i përulur dhe di të vlerësoj gjithçka në jetën time“, deklaroi Alba.
Alba foli edhe për të ardhmen e Messit në Barcelonë.
“Ne nuk kemi folur për të ardhmen e tij. Leo është një person shumë i përulur, i cili më ka ndihmuar shumë. Shpresoj se ai mund të luajë për Barçën për shumë vite të tjera sepse ai do të jetë më i miri për të gjithë, spektatorët, Ligën, Klubin … ai është një lojtar kryesor për të gjithë shokët e tij të skuadrës”, përfundoi Alba.