image U kapën me lojëra fati, këta janë tre të arrestuarit për bixhoz të kundërligjshëm në Gjakovë

Ekskluzive

U kapën me lojëra fati, këta janë tre të arrestuarit për bixhoz të kundërligjshëm në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës ka kryer bastisje mbrëmë në një lokal në Gjakovë, ku ka hasur në tre persona të dyshuar për bixhoz të kundërligjshëm. Klientët që po luanin lojëra fati dhe pronari i lokalit, kanë përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se tre të dyshuarit janë Fatmir Januzi, Florent Ferdulli dhe Marjan Gjykaj.

Ferdulli dhe Gjykaj u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Por njëjtë nuk ndodhi edhe me Januzin, i cili është pronari i lokalit ku u krye bastisja.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe Januzit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndryshe, Policia ka njoftuar mbrëmë se janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit ‘APEX‘.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/