Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit, ndonëse të paligjshme, po vazhdojnë të zhvillohen ilegalisht në Kosovë. Një e tillë u raportua të ketë ndodhur pas mesnate, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bixhozi u luajt në fshatin Slivovë, Ferizaj.
Sipas burimeve në Polici, bixhozi po luhej në një shtëpi private nga disa persona, dhe me të vërejtur praninë e Policisë, ata ia kishin futur vrapit arave derisa Policia nuk ka arritur ta kapë asnjërin prej tyre.
Burimet e Sinjalit thonë se në oborrin e shtëpisë, kanë hasur 5 vetura të parkuara.
Ndërkaq, në tavolinat brenda shtëpisë gjetën çipa bixhozi dhe cigare të ndezura.
Veturat dhe çipat janë konfiskuar derisa rasti po hetohet./Gazeta Sinjali/