image U kap me “bar” dhe sëpatë në makinë, dënohet 30-vjeçari shqiptar në Angli

Evropë

U kap me “bar” dhe sëpatë në makinë, dënohet 30-vjeçari shqiptar në Angli

news image

Gjykata e lartë e Reading në Britani ka dënuar me 18 muaj burg një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap me drogë dhe sëpatë në makinë.

Sipas mediave britanike 30-vjeçari Erjon Selivrada është arrestuar pasi më parë kishte sulmuar një oficer, duke shkaktuar madje edhe një aksident në trafikun rrugor, teksa vrapoi në autostradën A34 për të shmangur arrestimin.

Ngjarja me protagonist Selivradën ndodhi në Newbury, ndërsa Policia e Luginës së Thames njofton se pas përfundimit të dënimit me burg, Selivrada do të deportohet në Shqipëri.

Oficerët po kryenin kontrolle për shpejtësinë në A34, pranë Newbury më 13 janar të këtij viti, kur panë automjetin e Selivradës që tejkalonte shpejtësinë e lejuar rreth orës 11:00.

Ata e ndaluan menjëherë por i riu shqiptar sulmoi një oficer policie për t’u përpjekur të arratisej.

Selivrada më pas kaloi nëpër të dy karrexhatat e A34, duke shkaktuar një përplasje midis dy HGV. Në vendngjarje shkoi Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare, që bënë të mundur lokalizimin nga helikopteri të 30-vjeçarit, të cilit iu gjetën pas kontrollit në automjet 8 kg kanabis dhe një sëpatë.

/GazetaSinjali/