image U jepet lamtumira e fundit Shemsedin e Isa Abazit

Kosovë

U jepet lamtumira e fundit Shemsedin e Isa Abazit

news image

I është dhënë lamtumira e fundit vëllezërve kosovarë nga Livoçi Epërm i Gjilanit që humbën jetën në Durrës si pasojë e tërmetit.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin një numër i madh i qytetarëve.

Shemsedin e Isa Abazi po qëndronin në hotelin ‘Tropikal’ në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjeve të tërmetit.

Pas tërmetit, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe ka vendosur që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

Ndërsa, Ministria e Financave ka njoftuar se ka ndarë nga 10 mijë euro për familjet e vëllëzërve Abazi.

Zyrtarisht numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fundit në Shqipëri ka shkuar në 41. Qindra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. /Gazeta Sinjali/