Këngëtari i njohur, Muhabmet Sejdiu bashkë me gruan e tij, para disa ditëve, janë prekur me virusin Covid-19.
Ata tani po qëndrojnë të mbyllur duke mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve, në mënyrë që edhe të mos përhapet ky virus, ndërsa nga karantina ai ka lavdëruar stafin mjekësor.
Muahmeti tregoj edhe si erdhi deri te simptopmat e para. Ai tha se kishte një grip si ky i zakonshmi dhe më pas e pa veten se nuk ndihet mirë dhe vendosi të shkojë në spital.
Muhamet Sejdiu tani ndodhet në Prishtinë dhe gjendja e tij është stabilizuar. Pritet që edhe një javë të kthehet te familja në Gjakovë./GazetaSinjali/