Policia e ka arrestuar një person në fshatin Kabash të Vitisë dje rreth orës 17:30, për një rast të pazakontë.
Siç njofton Policia, i dyshuari i ka shqetësuar anëtarët e një familjeje duke hedhur fishekzjarre në oborrin e tyre.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Policia po e heton rastin si ngacmim. /Gazeta Sinjali/