image U gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura, mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store

Siguri

U gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura, mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store

news image

Në orët e mbrëmjes së sotme Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar aksion në disa pika të rrjetit të supermarketeve Viva Fresh Store. Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për Lipjan, Çagllavicë dhe Fushë – Kosovë.

Ndërsa tani po raportohet se është mbyllur depoja kryesore e Viva Fresh, pasi aty u gjetën rreth 100 mijë litra vaj.

Aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe fshehja e vajit nga raftet duke thënë se ka mungesë.

/GazetaSinjali/