Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.
Mësohet se e ndjera Lefteri Dhima jetonte e vetme dhe kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë të saj, pasi u futën në banesë të shqetësuar sepse nuk e kishin parë prej ditësh.
Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes, raporton TCH.
Ngjarja e rëndë u raportua nga policia sot, ndërkaq peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2016.