Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar në fshatin Morinë të Gjakovës.
Këto burime kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë deportuar në Shqipëri./Gazeta Sinjali/