image Policia kufitare ndalon katër sirianë ilegalë dhe konfiskon mallra të kontrabanduara - Sinjali

Policia kufitare ndalon katër sirianë ilegalë dhe konfiskon mallra të kontrabanduara

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra dhe një me emigrantë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rastin “Kontrabanda me mallra”, dyshohet se një kamion nga territori i Maqedonisë ishte futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Në këtë kamion kishte ujë “zem-zem” dhe mallra tjera të kontrabanduara.

Policia ka bërë të ditur se kamioni drejtohet nga një i dyshuar i moshës 29-vjeçare. Ndërkohë, kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i bazen uji
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Ndërkaq, në rastin e dytë “Kontrabanda me emigrantë”, dyshohet se në Han të Elezit ka hyrë një kamion shoferi i të cilit është 37-vjeçar, shtetas i Shqipërisë. Ky kamion dyshohet se vinte nga Turqia.

Policia gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit ka hasur në katër shtetas sirian.

Sipas njoftimit të Policisë dyshohet se sirianët në Turqi kanë prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty.

Ky rast raportohet se është duke u trajtuar nga drejtoria e PK-së në bashkëpunim me prokurorin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin