image U fsheh në tavanin e shtëpisë, si tentoi 27-vjeçari të vidhte në shtëpinë e mërgimtarit

Siguri

U fsheh në tavanin e shtëpisë, si tentoi 27-vjeçari të vidhte në shtëpinë e mërgimtarit

news image

Është arrestuar mbrëmë një person me inicialet J.B., 27 vjeçar pasi që i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje në një shtëpi në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, i dyshuari ka tentuar të kryej vjedhje në shtëpi të mërgimtarit i cili nuk gjendet në Kosovë.

Policia bën të ditur se i dyshuari ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilën tentonte ta kryente vjedhjen.

Me vendim të prokurorit 27-vjeçari për tentim vjedhje është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:12, në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë. /GazetaSinjali/