image U arrestua dje nga Policia, Gjykata e Tiranës merr vendim për Aleksandër Gjokën

Muzikë

Shqipëri/ U arrestua dje nga Policia, Gjykata e Tiranës merr vendim për Aleksandër Gjokën

news image

Gjykata e Tiranës ka liruar këngëtarin Aleksandër Gjoka, i arrestuar dje për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ai doli sot përpara trupës gjykuese për vlerësimin e masës së sigurisë.

Gjykata mori në shqyrtim kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e “detyrimit me paraqitje” për këngëtarin.

Prokuroria ka kërkuar që gjykata të vendosë detyrim paraqitje për këngëtarin i cili është arrestuar të hënën, rreth orës 00.15 në rrugën Sotir Caca, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Në fund të seances së sotme, Gjykata vendosi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.