image U akuzua se ka dhunuar një të mitur, reagon për herë të parë reperi Gjiko

Bota e Yjeve

U akuzua se ka dhunuar një të mitur, reagon për herë të parë reperi Gjiko

news image

Në media është publikuar një aktakuzë ndaj reperit kosovar i njohur si Gjiko, ku ai akuzohet se ka dhunuar një të mitur. Javën që shkoi, mediat raportuar se kanë nisur të mbahen seanca gjyqësore për këtë rast. Sot, Gjiko ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Është raportuar se reperi Asdren Gjikolli akuzohet se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

Sipas aktakuzës reperi i ka premtuar një të miture se do ta bëjë këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe, gjithashtu se reperi e ka marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku edhe i ka dhënë substanca narkotike.

Më pas ai ka abuzuar seksualisht mbi të miturën.

Pas gjithë këtyre akuzave, sot Gjiko ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë ndaj akuzave që po përballet.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar “, ka shkruar Gjiko.

Sipas tij ai nuk ka dhunuar askënd e lëre më një vajzë 15 vjeçare.

/GazetaSinjali/