image U akuzua për përvetësim kulturor, 'The Sun' shkruan për prejardhjen e Rita Orës

Bota e Yjeve

U akuzua për përvetësim kulturor, ‘The Sun’ shkruan për prejardhjen e Rita Orës

news image

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora para disa ditësh u akuzua për përvetësim kulturor.

Mirëpo, një nga mediumet britanike “The Sun”, ka shkruar një artikull për prejardhjen e artistes dhe për historinë familjare.

Rita lindi më 26 nëntor të vitit 1990 në Kosovë, prindërit e të cilës janë Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Babai i saj raportohet se ishte një pronar i pub-eve dhe më parë ka kryer studimet për ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli).

Ajo e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të largoheshin gjatë luftës në Kosovë.

Për t’i shpëtuar gjenocidit serb, familja u largua në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte në moshën një vjeçare.

Madje, Rita Ora u emërua një ambasadore nderi e Kosovës në ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Në vitin 2016, Rita gjatë një paraqitje në “Wendy Williams ‘Show” konfirmoi se ajo shpesh ngatërrohet nga njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj. /Gazeta Sinjali/