Një zjarr dyshohet se ka përfshirë një objekt në Obiliq, shumë afër termocentralit Kosova B, raporton Sinjali.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tym i madh.
Policia dhe Zjarrfikësit shihen se kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet shkaktari dhe a ka të lënduar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.