Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se zyrtari policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, është kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda nga një person i cili po qëndronte i ulur në një kafene.
Sipas burimeve i dyshuari i ishte drejtuar policit me fjalët ‘ty kam me ta q* krejt familjen dhe krejt një nga një kam me iu pre’, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast reagimi policor ishte i menjëhershëm, ku njësitet policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili është i njohur për Policinë.
Pas punës operative të Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim dhe më pas atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.