image Turqia ul moshën e vaksinimit ndaj COVID-19

Rajon

Turqia ul moshën e vaksinimit ndaj COVID-19

news image

Turqia ka ulur moshën e personave që mund të vaksinohen ndaj COVID-19 në 30 vjeç, përcjell Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca.

Kufiri i moshës për marrjen e vaksinave është ulur në 30. Personat mbi 30 vjeç mund të bëjnë një takim që nga nesër,” shkroi ai në Twitter.

Mbi 40.88 milionë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar që kur vendi nisi një fushatë vaksinimi masiv në mes të janarit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi.

Më shumë se 26.55 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14.33 milionë janë vaksinuar plotësisht.

Ndërkohë, ministria konfirmoi gjithashtu 5 mijë e 480 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në të gjithë vendin ka arritur në 49 mijë e 122.

Rreth 4 mijë e 195 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke rritur numrin e përgjithshëm të shëruarve në 5.22 milionë./Gazeta Sinjali/