Turqia sot regjistroi një numër rekord të rasteve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë – 39 mijë e 302 nga 240 mijë mostra sa janë testuar gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Qeveria lehtësoi masat në fillim të muajit, por numri i pacientëve u rrit, raporton Reuters.
Të hënën, presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se masat janë duke u forcuar, duke përfshirë bllokimet gjatë Ramazanit, i cili fillon pas dy javësh./Gazeta Sinjali/