Qëllimi i radhës i Turqisë është të arrijë në Hënë. Dhe për këtë ka nisur puna prej dy vjetësh, pasi TÜBİTAK Space ka filluar të projektojë anijen kozmike që do të shkojë në Hënë.
Programi i Kërkimit të Hënës i kryer nga TÜBİTAK Space ka vazhduar me një ritëm të madh për rreth 2 vjet. Eksperti kryesor Burak Yaglioglu, dha për CNN TÜRK detajet e “misionit të Hënës” në të cilin po punojnë rreth 100 ekspertë.
“Qëllimi ynë është të arrijmë në Hënë. Eksplorimi i Hënës dhe më pas arritja në sipërfaqe. Ne synojmë të jemi ndër vendet e pakta që e bëjnë këtë. Aktualisht jemi në fazën e projektimit të anijes tonë kozmike që do të shkojë në Hënë. Ka përfunduar dizajni konceptual. Misioni i parë në programin tonë është të ulet një automjet robotik në sipërfaqen hënore”, tha ai.
Në procesin e ardhshëm, është faza e zhvillimit dhe prodhimit. Anija kozmike do të krijohet duke kombinuar pjesët. Pasi të përfundojë procesi i testimit, do të fillojë misioni në hapësirë. Nëse misioni është i suksesshëm, Türkiye do të ulë një mjet pa pilot në sipërfaqen hënore.
/GazetaSinjali/