Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur pak minuta më parë Turqinë.
Instituti i Sizmologjisë në Stamboll raporton se epiqendra e tërmetit ishte zona e Antalyas, në jug-perëndim të Turqisë.
Lëkundjet sapo janë ndier dhe autoritetet janë duke bërë vlerësimin e dëmeve. E njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter disa ditë më parë.
Tërmetet janë shtuar shumë vitet e fundit në Turqi, ndërsa sizmologët flasin për riaktivizim të dy pllakave të rrezikshme./Gazeta Sinjali/