Një tërmet i fuqishëm e ka goditur para disa minutave shtetin e Turqisë.
Sipas faqes “EMSC”, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 8 kilometra larg Akhisar.
Nga ky tërmet deri më tani nuk është raportuar se ka pasur dëme materiale apo të lënduar.
Kujtojmë se para disa ditësh Turqia u trondit nga një tërmet 6.8 i shkallës Rihter, ku u shënuan 39 viktima dhe mijëra të plagosur./Gazeta Sinjali/