Turqia po planifikon të miratojë ofertën e Finlandës në NATO, pavarësisht nga ajo e Suedisë, përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që do të zhvillohen më 14 maj, thanë të mërkurën Reuters dy zyrtarë turq.
Parlamenti turk ka shumë gjasa të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në NATO përpara se të mbyllet në mes të prillit për zgjedhjet, thanë zyrtarët.
Ndërkohë presidenti i Finlandës Sauli Niinistö do të vizitojë Turqinë më 16-17 mars dhe do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar anëtarësimin në NATO dhe çështje të tjera, tha të mërkurën zyra e presidentit finlandez.