image Turqia arreston edhe 228 "gylenistë" të tjerë

Rajon

Rajoni/ Turqia arreston edhe 228 “gylenistë” të tjerë

news image

Policia turke ka bërë arrestimin e 228 përkrahës të Gylenit, të dyshuar për organizimin e grusht-shtetit në vitin 2016, njoftojnë mediat turke.

Arrestimi i tyre u bë me urdhërin e prokurorëve turq që po e hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë.

Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga një grusht-shtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Në kuadër të operacionit më të ri, prokurorët urdhëruan arrestimin e 157 personave, përfshirë 101 oficerë që ishin në shërbim. Agjencia tha se operacioni ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit, por shtrihej edhe në 43 provinca tjera.

Prokurorët në kryeqytetin e Turqisë urdhëruan arrestimin e 71 personave pas një hetimi që shënjestronte mbështetësit e supozuar të Gulenit në ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri.

Që nga përpjekja për grusht- shtet, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë./Gazeta Sinjali/