Një fëmijë 8-vjeçar shihet duke gjuajtur me armën të cilën ia kishte dhënë xhaxhai.
Rasti ka ndodhur në qytetin Rize të Turqisë.
Ai duke mos pasur eksperiencën e duhur si të sillet me armë ia drejtoi xhaxhait gabimisht armën duke shkrepur pa dashje.
I gjithë momenti është regjistruar në telefonin e 45 vjeçarit Mustafa A.
Autoritetet policore turke kanë nis hetimet rreth rastit dhe e kanë marrë në pyetje 45-vjeçarin. /Gazeta Sinjali/