Një sulm racist ka ndodhur mbrëmë në Konva të Turqisë, ku janë ekzekutuar 7 anëtarë të një familje kurde.
7 anëtarët e familjes Dedeoğlu u vranë dhe një pjesë e shtëpisë u dogj nga sulmuesit.
Sulmi dyshohet se u krye nga grupi nacionalist “Ujqërit Gri” dhe se ka prapavijë etnike, raportojnë mediet turke.
Kjo familje është sulmuar më 12 maj nga ky grup, që të njëjtit ishin edhe fqinjë me ta duke rrahur familjarët dhe më pastaj u shoqëruan në polici, ndërkaq ata u rikthyen mbrëmë duke i ekzekutuar të gjithë./GazetaSinjali/