image Turqi/ Autobusi përplaset me kamionin, 9 viktima dhe 30 të plagosur

Rajon

Turqi/ Autobusi përplaset me kamionin, 9 viktima dhe 30 të plagosur

news image

9 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion në autostradën Stamboll-Izmir.

Ky aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë Manisës.

Gjashtë persona humbën jetën menjëherë pas aksidentit, ndërsa tre të tjerë nuk arritën të mbijetonin plagëve pas shtrimit në spital.

Të paktën 30 persona janë plagosur. Sipas autoriteteve në autobus ndodheshin 50 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. /GazetaSinjali/