image Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

Shqipëri

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

news image

Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Fatmirësisht, të dy qytetarët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore, shkruan A2CNN. 

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme, shkruan A2CNN.

Autoritetet ndodhen në terren për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/