image “Turpi ju mbuloftë”, vetura e mërgimtarit goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri (VIDEO)

Sociale

“Turpi ju mbuloftë”, vetura e mërgimtarit goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri (VIDEO)

news image

Një mërgimtar që ka ardhur Kosovë për të festuar vitin e ri ka publikuar një video ku një plumb ka depërtuar në veturë si pasojë e shkrepjeve me armë mbrëmë në ndërrimin e motmoteve.

Ai përmes videoincizimit ka treguar se si plumbi është futur nga pjesa e sipërme e veturës dhe ka përfunduar në karrige.

Madje ai ka shkruar se plumbi ia ka rrezikuar jetën.

“Vjen njeri n’ pushim tkalon plumbi rreth veshit turpi ju mbuloftë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/