Një mërgimtar që ka ardhur Kosovë për të festuar vitin e ri ka publikuar një video ku një plumb ka depërtuar në veturë si pasojë e shkrepjeve me armë mbrëmë në ndërrimin e motmoteve.
Ai përmes videoincizimit ka treguar se si plumbi është futur nga pjesa e sipërme e veturës dhe ka përfunduar në karrige.
Madje ai ka shkruar se plumbi ia ka rrezikuar jetën.
“Vjen njeri n’ pushim tkalon plumbi rreth veshit turpi ju mbuloftë”, ka shkruar ai.