image “Turp për Albin Kurtin”, reagimi i Federatës Evropiane të Gazetarëve pas pezullimit të licencës për Klan Kosovën

Kosovë

“Turp për Albin Kurtin”, reagimi i Federatës Evropiane të Gazetarëve pas pezullimit të licencës për Klan Kosovën

news image

Pas reagimit të AGK-së, ka reaguar edhe sekretari Gjeneral i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, për vendimin që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë për t’ia pezulluar licencën mediumit Klan Kosova.

Gutierrez përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot është një ditë zie për Kosovën dhe se qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias.

Sipas tij, ky akt e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Postimi i plotë:

Kosova në zi… Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi.

Sot është një ditë zie për Kosovën: shteti aktivizohet në cenzurë ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

https://www.facebook.com/RicardoGutierrezVe/posts/pfbid0LjMym3yjrBVZehqC3xTDTBhG8DndvJ9Pun98WPBMzGBgFSxuYayhhExfjSwLedtRl?cft[0]=AZXbQwcwxJvE-D5U5pFriqN_354oXKZGwPOjJIdRFC0nZH1PaBzx3Ag_5NfamvzPL8h3zkIGuVSuPg4NOd4hCPLekIDL2xb9F7OD7qD06yrga80cIl_Dld0OUkaoaFJQThYM3jGJAxICQJsuHV13X3kBJvwfuP9ot-gjxY1TqE13sSYikIBFrwIDXW6aNbk1OEs&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/