image Turneu “Lah Nimani” do të zhvillohet më 3 tetor

Sporte Luftarake

Turneu “Lah Nimani” do të zhvillohet më 3 tetor

news image

Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të ditur se turneu ndërkombëtar “Lah Nimani” do të mbahet me 03.10.2020 në Prishtinë, transmeton Sinjali Sportiv.

Ky turne ishte shtyrë tre herë për shkak të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore dhe masave parandaluese për COVID-19.

Me këshillat e reja nga data 26.09.2020 të dhëna nga IKSHPK,MSH dhe MKRS, për lejimin e mbajtjes se garave në boks FboxK ka paraparë që turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” ta organizojë me 3 tetor me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

FboxK do të respektoj këshillat e rekomanduara nga IKSHPK, MKRS që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 30 garues dhe do të zhvillohen 12 duele (24 boksier) dhe 8 trajner të ekipeve pjesëmarrëse qe gjithsejte janë 30 persona.

Turneu do te zhvillohet pa publik por do të jetë transmetim i drejtpërdrejtë në RTK. /Sinjali Sportiv/